Prof.Dr.Tamara Efthimi
(1946 – 2015)
Prof.Dr.Tamara Efthimi ishte thmeluesja e parë e rrugëtimit arkitektonik “Atelier4” në vitin 2003. Tamara Efthimi u vu në krye të drejtimit profesional të kësaj ëndrre .
Ish-Pedagoge në Universiteti Politeknik të Tiranës, dega e arkitekturës prej vitit 1969 deri në vitin 2004, Rektore e Universiteti Politeknik të Tiranës prej viti 1997 deri 2003, me titujt shkencorë Doktor dhe Profesor, e spikatur në fushën e Akustikës me studimin e çmuar : “PROJEKTE TË VLERËSIMIT AKUSTIK TË SALLAVE TË SHFAQJEVE E SALLAVE TË PROVAVE”.
...
Roli i saj në projektet e “Atelier 4” ishte thelbësor, pasi ideonte e konceptonte të gjitha objektet, që do të realizoheshin, si në zhvillimin urbanistik dhe atë arkitektonik. Mjeshtre e komunikimit shoqëror e profesional, e cila përçoi ide dhe zgjidhje novatore e racionale, si dhe stimuluese e ideve të brezave të rinj me të cilët ajo punoi në këtë studio.
Me kontributin e saj krijoi modelin dhe profilin e një studioje projektuese arkitekture, duke i dhënë eksperiencë, për tu përballur me nivelet ndërkombëtare të projektimit në fushën e arkitekturës.
Për Atelier4, ishte njëkohësisht drejtuese, inspiruese dhe më gjerë.
Asaj i pëlqente të ndante përvojën e saj me të tjerët, në këtë mënyrë ajo ishte anëtare e shumë institucioneve, shoqatave, organeve qeveritare: Rrjeti Evropian për Kërkimin e Strehimit, Komiteti i Politikave Shkencore dhe Teknologjike në Këshillin e Ministrave, Departamenti i Shkencës dhe Teknologjisë në Komitetin e UNESCO-s në Shqipëri,etj.
Prof. Dr. Efthimi është autore e librave, leksioneve universitare, studimeve, artikujve, etj. duke lënë pas një njohuri të gjerë për brezat, që do të vijnë. Në vlerësim të kontributit të saj të gjatë dhe të shkëlqyeshëm në arkitekturën ndërkombëtare, në një projekt urban, Prof. Dr. Efthimi-t iu dha çmimi "Kalorës i Palmave Akademike" nga Ministria Franceze e Kulturës në vitin 2002.
MË SHUMË