KombinART
Atelier4 kishte për detyrë të ringjallte një zonë të braktisur ish-industriale. Një zone, që u harrua dhe humbi nga koha. Ne e kthyem këtë pjesë të humbur në një mjedis, që do të sjellë jetë të re në këtë zonë dikur të varrosur. Duke studiuar mënyrat më të mira për të stimuluar rrjedhën e lëvizjes, ne i kemi kthyer objektet në një vend për aktivitete të ndryshme. Aktivitete që mund të shijohen nga njerëz të ndryshëm ndër breza. Kjo qendër e kulturës do t'u japë njerëzve arsye të shumta, që ata ta vizitojnë, qoftë për një shëtitje të shkurtër apo thjesht të zhyten në pamjet e mrekullueshme. Kjo pa dyshim do të shërbejë si një pikë referimi e rëndësishme dhe e paharrueshme e dashur nga të gjithë.