3xn
Menu

    Kalaja e Tiranës

    Art,Traditë,Arkitekturë Inspirohu në atë çfarë bëhet në arkitekturën botërore ,por kurrë mos harroni ethosin e vendit, ku projektoni! Kalaja e Tiranës, pronë e një nga familjeve më të vjetra tiranase,Toptani, ka qënë për një periudhë të gjatë kohore, një zonë pothuajse në errësirë. Sfida e Atelier 4 ka qenë të ruajë dhe të nxjerrë në pah historinë e zonës, ndërsa e shndërrojnë atë në një mjedis, ku jeta urbane e Tiranës do të lulëzojë. Kalaja e vjetër e Tiranës është kthyer në një hapësirë, ku të vjetrat dhe të reja bashkohen së bashku për të shërbyer si një qendër kulinarie për kuzhinën tradicionale shqiptare, si dhe një zonë për zhvillimin e artizanatit, kulturës dhe artit. Kjo hapësirë krijoi më shumë mundësi pune dhe është bërë një nga vendet më të frekuentuara, jo vetëm për popullatën lokale të kryeqytetit, por edhe për turistët e huaj.Hapësira synon të ruajë traditën shqiptare dhe vepron si një tërheqje e këndshme midis kullave të Tiranës, objektet ultra-moderne dhe arkitektura tradicionale.