3xn
Menu

    Tirana International Hotel

    Kulla me 33 kate do të jetë e vendosur në zemër të Tiranës. Do të jetë një zgjatim i hotelit ekzistues Tirana International, por këtë herë vjen si një hotel me pesë yje, i pasur me shërbime të ndryshme luksoze si spa, sky bar, etj. Karakterizohet nga forma të thjeshta gjeometrike, konkretisht nga dy kuboide që ndryshojnë për nga ngjyra dhe materiali. Dy ngjyra zgjidhen në kontrast me njëra-tjetrën: ngjyra e artë dhe e zezë. Bëhet fjalë për një hotel të plotë në çdo aspekt. Dhomat e gjumit do të orientohen nga sheshi, Qendra e kryeqytetit, duke parë jugun me diell gjatë gjithë vitit. Kjo mënyrë e organizimit do tu japë vizitorëve mundësinë për të shijuar komoditetet që hoteli ofron në cilësi maksimale, vendndodhje perfekte dhe orientim drejt qytetit. TIH i ri, në formën e ingots, përfaqëson veten në mënyrën më të mirë si një hotel me pesë yje, si një vend i ri turistik dhe kryesisht, ai do të bëhet një pikë referimi e re për qytetin e Tiranës.