3xn
Menu

    Spitali Kardiovaskular

    Qëllimi kryesor i projektit është të garantojë qëndrueshmërinë e strukturës pas tërmetit të nëntorit dhe të realizojë një ndarje efikase midis pavioneve. Gjuha arkitektonike që ndjek fasadat horizontale të ndërtesave ka për qëllim të krijojë një stil të thjeshtë ritmik, i cili theksohet nga profilet metalikë horizontale dhe vertikalë në dritare. Një element tjetër që i shtohet fasadës është vëllimi i xhamit, i përdorur për të nxjerrë në pah hyrjen kryesore dhe për t'i dhënë hapësirave sa më shumë dritë, duke krijuar një mjedis të relaksuar dhe optimist, duke krijuar një lidhje të fortë me peizazhin e jashtëm.