Spitali i Krujës
Spitali i përgjithshëm i Krujës përbehet nga 5 kate mbi tokë dhe një kat pjesërisht teknik nëntokë, me një siperfaqë totale ndërtimi 3944 m². Brenda kufirit spitalor ndodhet ndërtesa 3 kate që përfshin administratën, bankën e gjakut, dhe ambientet e shërbimit, me një siperfaqe totale ndërtimi 825m². Qëllimi i projektit është rikonstruksioni i godinës ekzistuese, ndërtimi i një ambienti teknik të ri, duke bërë të mundur përmirësimin e tij me kushte bashkëkohore dhe plotesimin e tij me sherbimet e munguara në objekt.