3xn
Menu

    Shkolla “Shtodher”

    Më 26 nëntor 2019, Shqipëria u godit nga një tërmet shkatërrues që bëri që shumë njerëz të humbnin jetën, dhe shumë të tjerë shtëpitë e tyre. Shumë ndërtesa në Shqipëri, humbën integritetin e tyre strukturor dhe u bënë të banueshme, të papërdorshme. “Shtodhër” është një shkollë fillore dhe kopsht fëmijësh në Bashkinë Kavajë, e vendosur në një terren kodrinor me një orientim perfekt, i cili u dëmtua shumë nga ky tërmet. Ndërtesa e sapo projektuar duhet të plotësojë nevojat për një shkollë të re, në përputhje me standardet më të mira. Shkolla shumëngjyrëshe në mes të peizazhit të gjelbër, do të zgjojë dëshirën e fëmijëve për të kaluar kohën e tyre në mënyrë produktive në shkollë, dhe gjithashtu do të jetë pika referuese për të gjithë banorët e Shtodhërit, me konceptin e qendrës së komunitetit. Një shkollë që jep konceptin e Legos. Me kube me ngjyra të ndryshme u jep fëmijëve idenë e lojës Lego dhe i fton ata të bëhen pjesë e saj, por kësaj here për të ndërtuar të ardhmen e tyre.