3xn
Menu

    Hec Koman

    Objektivi kryesor i nderhyrjes ne ambientet perreth nderteses se administrates se njesise Hec Koman, eshte krijimi i nje ekuilibri midis hapesirave te gjeberta dhe atyre te asfaltuara. Elementet thelbesore qe ndikojne ne zgjedhjet e arkitektures jane prezenca e nje parku ekzistues me nje gjeometri shume interesante, natyra shkembore qe e rrethon kete njesi dhe karakteri industrial i nderteses se administrates dhe i asaj te turbinave. Nderhyrja qe ne propozojme eshte sistemimi i gjeometrise se parkut me forma te harkuara nepermjet rrethimit me bordura te gjerlberimit, krijimit te trotuareve qe do japin mundesi ecjen permes gjelberimit duke i forcuar akoma me shume format e tij. Keto trotuare krahas faktit qe evidentojne parkun jane nje mjet shume i mire per te bere nje dallim midis hapesires ku ecet ne kembe per te kaluar momente relaksi dhe hapesires e cila do jete e shfrytezuar edhe automjetet te cilat do te kene nje parkim ne nje zone te posatshme. Per te rikthyer ekuilibrin e siperpermendur zgjedhim asfaltimin e hapesires qe qendron mes parkut dhe nderteses se administrates. Ne kete menyre i pershtatemi me se miri karakterit industrial te nderteses si dhe krijojme mundesine per qarkullimin dhe parkimin e rregullte te mjeteve automobilistike. Ky organizim ndihmohet gjithashtu nga nje rotonde e cila vendoset ne momentin kur rruga aktuale e njesise takohet me sheshin perball administrates. Pervec rregullimit te qarkullimit, nepermjet nje hapesire te gjelberuar te rrethuar nga nje trotuar per kembesoret thyhet monotonia e betonit. Gjelberimi ngelet pjese e rendesishme e projektit te sistemimit pasi pavaresisht zgjedhjes se asfaltimit te kesaj hapesire, zgjedhim gjithashtu ta rrethojme me peme te cilat krijojne nje alternim shume te kendshem midis nje materiali te vrazhde dhe natyres. Hapesira e dedikuar parkimit te automjeteve ne perendim eshte nje pike stategjike e cila eshte shume afer me hyrjen ne nderteses se administrates dhe nuk cenon raportin e krijuar ne hyrjen e saj kryesore. Fakti qe kjo ndertese eshte e pozicionuar ne nje ambient natyror shume pak te shfrytezuar behet burim frymezimi ne zgjedhjen e materialeve natyrale jo vetem ne sistemimet e jashtme por edhe ne projektin e rikonstruksionit. Kjo verehet ne perdorimin e gurit ne veshjen e varades, te cilin e propozojme perseri per vazhdimesine e saj ne shtesen e nderteses se administrates. Xhest i rendesishem i nderhyrjes ne verande eshte zgjerimi shkalles ne hyrjen kryesore duke e perforcuar rendesine e saj. Gjithashtu ne perputhje me normativat e projektimit dhe normativat e evakuimit ne raste emergjence, ne verande gjehet nje shkalle e re ne ekstremin lindor ne perputhje me nje porte qe sherben si dalje emergjence, e cila detajohet gjate projektit dhe nje rampe per njerez me aftesi te kufizuara.