3xn
Menu

    “Kompleks Multifunksional Sportiv dhe Kulturor” në Korçë

    Një bashkëpunuese midis Atelier 4 & BOLLES + WILSON : Hartimi I Projekt – Zbatimit “Kompleks Multifunksional Sportiv dhe Kulturor” në Korçë. Projekti eshte hartua nga ne, ne Vitin 2015. Projekti i ri shfrytëzon strukturën ekzistuese e cila është e ndarë në dy pjesë duke zhvilluar brenda tyre fushën sportive të lojrave me dorë dhe një objekt 3 katesh të Muzeut të Fëmijëve, të ndara këto nga një volum 4 katësh në qendër të strukturave ekzistuese. Në pjesën veri-perëndimore është Pallati i Sportit ku përfshihet fusha e basketbollit apo volejbollit me shkallaret për vendet e spektatorëve në të dyja krahët. Salla ka një kapacitet prej 560 vende për spektatorët. Pallati i sportit ndahet nga muzeu i fëmijëve nga një volum me ambiente të përbashkëta. Në qendër të tij ndodhet nukli i shkallëve i cili zhvillohet në 4 kate lartësi. Në katin përdhe këto ambiente i shërbejnë Pallatit të sportit gjatë aktiviteteve dhe Muzeut të fëmijëve. Salla e sportit do të jetë në shërbim të eventeve kulturore të qytetit dhe kryesisht do të ketë synim për aktivitete të fëmijëve dhe adoleshentëve. Muzeu i fëmijëve zhvillohet në një ndërtesë 3 kateshe e vendosur në jug të strukturës ekzistuese. Në hyrje të saj është holli i madh në të cilin vendoset dhe ndërtesa 3 katëshe. Në katin përdhe të saj vendosen të gjitha aktivitetet për fëmijë si ambiente për festa, një skenë e vogël per shfaqje, dhomat e muzikës dhe e demostrimit ose projektimit te filmave. Në katin e parë janë vendosur 5 dhoma për grupet e fëmijëve, një ambient për infiermierinë dhe zona për lojra sipas moshave. Ndërsa në katin e dytë është shfrytëzuar për librarine e fëmijëve, një zyrë dhe një sallë mbledhje. Hyrja kryesore në godinë është e përbashkët për pallatin e sportit dhe muzeun e fëmijëve.