3xn
Menu

    Vila “Merville”

    Kompleks banimi me vila individuale dhe te bashkangjitura 2 kateshe në pjesën jug-lindore të qytetit të Tiranës, Lundër, pranë rrugës se “Vilave”. Kompleksi është i zhytur në një brez gjelbërimi i cili shërben si ndarës vizual që i jep me shumë privatësi vilave, dhe si brez filtrimi i ajrit. Një rezidencë me 2 tipe vilash, individuale parkim të jashtëm dhe parkim nëntokësor dhe vila të bashkangjitura. Vila me stil modern të pastër, minimalist ku synohet funksioni dhe realizimi i kushteve optimale të mikromjedisit të secilës vilë që parashikon termoizolimin, ventilimin kondicionimin. Vetrata me sipërfaqe relativisht të mëdha, në mënyrë që objekti në interier të këtë sa më shumë ndriçim natyral dhe pamje panoramike me kënd sa më të gjerë, për të shijuar pejsazhin përreth objektit.