3xn
Menu

    Vila M.

    Projektim i një grupi banesash individuale : një vilë e madhe, kryesore, dy katëshe dhe tre suita një katëshe. Ndodhen në Mullet, Tiranë. Strukturat zënë 23% të territorit të pronës, kurse pjesa e mbetur shfrytëzohet për gjelbërim dhe rekreacion, duke iu përmbajtur kështu dhe karakterit të zonës rrotull. Dukeqenëse kemi të bëjmë me një zonë pothuajse të paprekur nga njeriu, arkitektura e krijuar është menduar të jetë një nyje kontakti me natyrën, që në momentin e hyrjes në banese e deri në ambientet më intime të saj. Një arkitekturë transparente, për të shijuar peizazhin në cdo kënd të saj. E pastër dhe e thjeshtë për të lenë natyrën të dominojë. Kjo gjuhë flitet nga të gjitha objektet e projektuara, të cilat bëhen njësh me terrenin e pjerrët edhe nëpërmjet tarracave të gjelbëruara.