Objekt Rezidencial, në Golem
Konvikti aktual i Golemit ndodhet në një kodër dhe përballet me një pamje të bukur të detit Adriatik, por për fat të keq tashmë është degraduar dhe shkatërruar. Misioni ynë është t'i japim jetë kësaj rezidence duke vlerësuar pozicionin e veçantë gjeografik dhe potencialin dhe vështirësinë në të njëjtën kohë të dizajnimit në një terren kodrinor. Është një përzierje ngjyrash në harmoni me njëra-tjetrën që përfaqësojnë tre nënndarje të konviktit. Objekt plot jetë, ku peisazhi integrohet me ndërtesën përmes shtigjeve shumëngjyrëshe. Arkitektura e ndërtesës, si brenda ashtu edhe jashtë, bëhet një nxitje për studentët për të krijuar shoqëri të reja për të sjellë dritë në jetën e tyre gjatë periudhës kohore, kur ata janë larg nga familjet e tyre.